Rregulla Privatësie për Shfletuesin Tor për Desktop, Shfletuesin Tor për Android dhe VPN Tor

Datë Hyrjeje Në Fuqi: 30 tetor 2025

Këto rregulla privatësie mbulojnë:

  • Shfletuesi Tor për Android
  • Shfletuesi Tor për Desktop
  • VPN Tor

Shpjegon se si hyn në to, i grumbullon, përdor dhe ndan me të tjerë të dhëna përdoruesish secili aplikacion.

1. Informacion mbi Zhvillues & Kontakt

Zhvillues: The Tor Project, Inc.
Sajt: https://www.torproject.org
Asistencë/Pyetje: https://support.torproject.org/
Email Kontaktesh mbi Privatësinë: privacy contact

2. Parime të Përbashkëta Privatësie

I hartojmë krejt aplikacionet Tor të për maksimumin e privatësisë dhe anonimitetit të përdoruesve:

  • S’bëhet grumbullim të dhënash personale apo rezervat të përdoruesve
  • Pa ndjekje, telemetri apo statistika
  • Pa krijimi lidhjesh për llogari apo identitet përdoruesish
  • Me burim të hapët dhe me privatësi që në konceptim

3. Praktika Specifike të Aplikacionit me të Dhënat

Shfletuesi Tor (Android & Desktop)

  • Nuk grumbullon adresa IP, historik shfletimi, ID-ra pajisjesh, apo vendndodhje
  • Krejt lidhjet kalohen përmes rrjetit Tor, për anonimitet, me vetëm një përjashtim:
    • Në mjedise me hyrje në internet të kufizuar, ose të censuruar, Shfletuesi Tor mund të përdorë mjete anti-censurim, të tillë si transporte të shtueshëm (PT) (p.sh., Moat) për të marrë hollësi urash.
    • These tools require brief non-Tor connections, known as signaling channels, to fetch data necessary to connect to the Tor network.
    • This may occur automatically, or it may be triggered by a user action.
    • Projekti Tor, gjatë këtyre kërkesave sinjali, nuk regjistron ndonjë informacion që lejon identifikim personal.
  • Temporary session cache only by default, cleared on exit or "New Identity"

Që të mund të japë kontroll përdoruesi dhe të garantojë funksionim që ruan privatësinë, VPN-ja Tor depoziton lokalisht te pajisja disa rregullime të formësuara nga përdoruesi.

Te shembuj të këtyre rregullimeve përfshihen:

  • Formësimi relesh të përzgjedhura urash, apo ure vetjake
  • Parapëlqime për nyjë daljeje (p.sh., përzgjedhje vendi)
  • Rregulla rrugëzimi sipas aplikacioni (cilët aplikacione duhen apo s’duhen kaluar përmes Tor-i)

Këto parapëlqime:

  • Depozitohen vetëm në pajisjen e përdoruesit
  • Përdoren vetëm për funksione dhe formësim vendor
  • Mund të fshihen në çfarëdo kohe, përmes rregullimeve brenda aplikacionit, ose duke e çinstaluar këtë

connections

  • Pa krijim lidhjesh për hyrje, ndjekje apo identitet përdoruesish
  • Pa telemetri apo regjistrim përdorimi
  • Statistika sesioni Vetëm-vendor (kohëzgjatje, gjerësi bande), të hedhura tej pas sesionit
  • Regjistra sesioni Vetëm-vendor, të dukshëm te pamja Regjistra, hidhen tej pasi të jetë ndalur VPN-ja dhe të jetë mbyllur aplikacioni
  • Pa hyrje te kontakte, kartela, apo identifikues personalë

Që të mund të jepen kontroll dhe përshtatje përdoruesi, VPN-ja Tor depoziton lokalisht te pajisja disa rregullime të formësuara nga përdoruesi. Këto rregullim s’transmetohen kurrë te Projekti Tor apo te çfarëdo pale e tretë dhe nuk lidhen me identitet përdoruesin apo hollësi pajisjeje.

Këto përfshijnë:

  • Formësimi relesh të përzgjedhura urash, apo ure vetjake
  • Parapëlqime për nyjë daljeje (p.sh., përzgjedhje vendi)
  • Rregulla rrugëzimi sipas aplikacioni (cilët aplikacione duhen apo s’duhen kaluar përmes Tor-i)
  • Listë aplikacionesh të instaluar (e përdorur për administrim rrugëzimi sipas aplikacioni)
  • Listë aplikacionesh të mbrojtur (e domosdoshme për të zbatuar me detyrim përjashtime rrugëzimi trafiku)
  • Parapëlqim “Nise gjatë nisjes”
  • Nisës dorazi i parapëlqyer (në pastë)

Këto rregullime:

  • Depozitohen vetëm në pajisjen e përdoruesit
  • Përdoren vetëm për funksione dhe formësim vendor
  • Mund të fshihen në çfarëdo kohe, përmes rregullimeve brenda aplikacionit, ose duke e çinstaluar këtë
  • Të patransmetuara kurrë te Projekti Tor apo te ndonjë palë e tretë
  • E palidhur me identitet ose informacion rreth pajisjes

Shënim: Lista e aplikacioneve të instaluar dhe e aplikacioneve të mbrojtur janë të nevojshme për logjikën e zbatimit të VPN-së së aplikacionit — për të garantuar që krejt aplikacionet kalohen nëpër Tor, hiq rastet përjashtim të caktuara nga përdoruesi.

4. Leje (Android)

Shfletuesi Tor për Android aktualisht lyp lejet vijuese:

  • INTERNET — për t’u lidhur te rrjeti Tor
  • WAKE_LOCK — pengon dremitje të pajisjes gjatë përdorimi aktiv (p.sh., luajtje videosh)
  • MODIFY_AUDIO_SETTINGS — e nevojshme nga përbërës të lidhur me WebRTC (shënim: WebRTC çaktivizohet në mënyrë permanente gjatë montimit)
  • HIGH_SAMPLING_RATE_SENSORS — used for certain JavaScript APIs; timing is throttled by Tor Browser’s privacy protections

Këto leje nuk janë të lidhura me grumbullim të dhënash dhe si fushëveprim për to është menduar mbështetja e funksioneve të trashëguar nga baza e Firefox-it (Fenix-it). Lejet e trashëguara i shqyrtojmë dhe peshojmë rregullisht, për të garantuar se nuk komprometojnë privatësinë e përdoruesit, apo ekspozimin e tij.

Shfletuesi Tor për Android nuk lyp hyrje te:

  • Kontakte
  • Vendndodhje
  • Identifikues pajisjesh (p.sh., IMEI, Android ID)
  • Depozitim apo kartela të jashtme
  • Regjistra thirrjesh telefonike ose të dhëna SMS
  • Llogari përdoruesi, ose kredenciale hyrjeje

Si parazgjedhje, s’duhet hyrje në kamera, mikrofon apo ndijues pajisjeje. Por, përdoruesit mund t’i akordojnë me raste këto leje, në kontekste specifike, fjala vjen:

  • Skanim kodesh QR duke përdorur shtyllën e URL-ve
  • Lejim për funksione specifike për një sajt (p.sh., konferencë me video)

Krejt kërkesat e tilla janë subjekt i modelit të lejeve të platformës specifike Android, përdoruesit janë në kontroll të akordimit ose mohimit të hyrjes së kërkuar dhe, nga pikëpamja e fushëveprimit dhe kohëzgjatjes, ky është i kufizuar.

connections

VPN-ja Tor lyp lejet vijuese Android që të funksionojë si duhet. Këto kufizohen te çfarë është në mënyrë strikte e e nevojshme për funksionimin e VPN-së, kontroll përdoruesi dhe integrim me sistemin. No permissions are used for telemetry, user tracking, or personal data collection.

Lypset leje:

  • INTERNET — për t’u lidhur te rrjeti Tor dhe për të kaluar trafik
  • BIND_VPN_SERVICE — për krijim dhe mirëmbajtje lidhjesh VPN të siguruara
  • ACCESS_NETWORK_STATE / ACCESS_WIFI_STATE — për të pikasur prani rrjeti dhe ndryshime
  • RECEIVE_BOOT_COMPLETED — për të nisur, nëse doni, VPN Tor gjatë nisjes së pajisjes (nëse përdoruesi aktivizon “Nise gjatë nisjes”)
  • QUERY_ALL_PACKAGES — e përdorur lokalisht për të shfaqur një listë aplikacionesh të instaluar, për rregullime rrugëzimi sipas aplikacioni (s’transmetohet apo regjistrohet kurrë)
  • WAKE_LOCK — pengon dremitje të pajisjes gjatë përdorimi aktiv të VPN-së
  • FOREGROUND_SERVICE / FOREGROUND_SERVICE_SYSTEM_EXEMPTED — për të qenë në pajtim me domosdoshmëri moderne Android për shërbime VPN që funksionojnë për një kohë të gjatë
  • VIBRATE — e përdorur vetëm për njoftime opsionale brenda aplikacionit (p.sh., gjendje lidhjeje)
  • POST_NOTIFICATIONS — e përdorur për njoftime gjendjeje lidhjeje, kur aktivizohet (Android 13+)

Këto leje nuk përdoren për të grumbulluar, transmetuar, ose ndarë me të tjerë të dhëna personale. Krejt lejet ose janë thelbësore për funksionimin e VPN-së, ose japin veçori vetëm vendore të kontrolluara nga përdoruesi. Ne kontrollojmë periodikisht krejt lejet, për të garantuar që mbeten në një vijë me parimet tona të mbrojtjes së privatësisë.

VPN Tor nuk lyp hyrje te:

  • Kontakte
  • Vendndodhje
  • Kamera, mikrofon apo ndijues
  • Identifikues pajisjesh (p.sh., IMEI, Android ID)
  • Depozitim apo kartela të jashtme
  • Regjistra thirrjesh telefonike ose të dhëna SMS
  • Llogari përdoruesi, ose kredenciale hyrjeje

5. Ndarje të Dhënash & Palë të Treta

  • S’ndahen të dhëna përdoruesish me palë të treta — as’ka reklamues, shërbime statistikash, apo të tjerë.

  • In Tor Browser for Desktop, users may manually choose to visit https://check.torproject.org via a link in the Tor Browser home page (about:tor) to verify their connection. This is optional, user-initiated, and routed over Tor. No identifying information is logged or stored. This check is not performed automatically and is not present on Android.

  • Për Shfletues Tor në Desktop, aplikacioni mund të kontrollojë në mënyrë anonime për përditësime të gatshme software-i që nga shërbyesit e Projektit Tor. Këto përditësime kontrollojnë për:

    • Kontrollo për përditësime software-i nga shërbyes të Projektit Tor, përmes rrjetit Tor
    • Sjellje përditësimesh zgjerimesh nga shërbimi Shtesa i Mozilla-s (p.sh., për zgjerime të paketuara në program, fjala vjen, NoScript-i)
    • Për këto kërkesa përditësimi s’bëhet lidhje me identitet përdoruesi apo informacion rreth pajisjes.
  • Për aplikacione Android, përditësimet jepen përmes platformash shpërndarjesh aplikacionesh (p.sh., Google Play) dhe jo drejtpërdrejt nga shërbyes të Projektit Tor.

  • Në raste të tilla, kur i japim aplikacionet tona përmes shërbimesh Google Play, i kemi duart të lidhura dhe aplikohen kushtet dhe rregullat e tyre. Nëse dëshironi të merrni VPN Tor nga një shitore aplikacionesh e lirë dhe me burim të hapët, pa regjistrim veprimtarie, pa ndjekje, atëherë përdorni F-Droid-in për të bërë kështu.

  • Shtesa dhe zgjerime: Përdoruesit mund të instalojnë zgjerime shtesë në Shfletuesin Tor. Këto zgjerime mund të sjellin përditësime apo lista bllokimesh në mënyrë të pavarur (p.sh., uBlock Origin shkarkon lista filtrash). Tërë kërkesat e tilla kalohen nëpër rrjetin Tor, për të ruajtur anonimitetin.

  • S’kryhet njëkohësim, apo kopjeruajtje në re e veprimtarive, formësimeve apo identitetit të përdoruesve.

6. Mbajtje & Fshirje të Dhënash

  • Nga Shfletuesi Tor nuk grumbullohen apo transmetohen të dhëna personale që mbeten

Por, përdoruesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rastet vijuese, kur disa të dhëna mund të mbeten lokalisht:

  • Faqerojtësh dhe shkarkime të krijuara nga përdorues ruhen te pajisja vendore dhe nuk fshihen automatikisht.

  • Kartela Gjendjeje Tor-i të nevojshme për lidhjen me rrjetin Tor (fjala vjen, nyja “guard” dhe informacion konsensusi). Këto të dhëna s’bëjnë për identifikim personash dhe përdoren vetëm për funksionimin e Tor-i.

  • Local browser preferences and configuration data such as settings, saved passwords, site exceptions, search engine selections, preferences for showing dialogs, and other locally stored user-configured information.

  • Sjellje Mënyrë Shfletimi Privat (PBM):

    • On Android, PBM is always-on, and prevents local storage of history, cookies, or session data.

    • On Desktop, PBM is enabled by default, but can be disabled in browser settings. In this case, data such as browsing history, cookies, and cached site data may persist across sessions unless cleared manually.

  • Të dhëna Sesionesh (p.sh., skeda, të dhëna sajtesh, “cookies”, historik) fshihen, kur mbyllet aplikacioni (Android), ose kur përdoruesi zgjedh “Identitet të Ri”, ose mbyll shfletuesin (Desktop me PBM të aktivizuar)

7. Privatësi Fëmijësh

Këto aplikacione s’janë menduar për fëmijë nën 13 vjeç. S’grumbullojmë ndonjë të dhënë nga askush. Nëse marrim vesh për të dhëna të mbajtura, ato do të fshihen.

8. Siguri & Anonimitet

  • Krejt trafiku fshehtëzohet dhe kalohet përmes Tor-i
  • Shfletuesi Tor për Desktop dhe Android përfshin mbrojtje të brendshme kundër gjurmimit dhe profilizimit, të tilla si:
  • Vargje user-agent të njëtrajtshëm
  • Normalizim madhësie ekransh (Vetëm në desktop)
  • Izolim lënde sajti
  • VPN-ja Tor është hartuar për të izoluar trafik, pra që të ketë një qark të ndryshëm Tor të përdorur për secilin aplikacion
  • Kodi është i hapët për auditim publik

9. Ndryshime te Këto Rregulla

Ndryshime materiale do të pasqyrohen nga:

  • Përditësim “Date Hyrjeje Në Fuqi”
  • Publikim në këtë faqe rregullash të përditësuar

10. Pranim

Duke përdorur Shfletuesin Tor për Desktop, apo atë për Android, apo VPN Tor pajtoheni me këto rregulla. Nëse s’pajtoheni me këto rregulla, ju lutemi, mos i përdorni aplikacionet.

11. GDPR dhe Mbrojtje të Dhënash

Projekti Tor i është përkushtuar mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve dhe përkrahjes së parimeve të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDRP), të Bashkimit Evropian.

Ngaqë Shfletuesi Tor për Desktop dhe ai për Android s’grumbullojnë, përpunojë apo depozitojnë të dhëna personale — për nga konceptimi dhe në praktikë — GDPR-ja s’ka vend për këto aplikacione.

Nëse keni pyetje rreth mbrojtjes së të dhënave apo praktikave tona mbi privatësinë, mund të lidheni me ne përmes: frontdesk@torproject.org.